Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Presidenti Nishani nderohet me titullin “Qytetar nderi i Gjilanit”

Nga Klodiana 0

Presidenti në largim i Shqipërisë Bujar Nishani u nderua sot me titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”.

Gjatë ceremonisë së mbajtur në Gjilan, Nishani falënderoi kreun e komunës Lutfi Haziri që dorëzoi titullin e lartë, duke e konsideruar ceremoninë një moment të paharrueshëm.

“Falënderoj kryetarin e komunës Lufti Hazirin për lidershipin e veçantë dhe për vizionin e një burrë shteti, jam i bindur se qenia në këtë pozicion dhe mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve politikë, të këtij qyteti, të kësaj zone, tregojnë më së miri këtë dimension të një maturie të kulturës politike”, theksoi Nishani.

Nishani kërkoi që klasa politike e vendit tonë të mësojë nga këto modele që sipas tij kanë në themel interesat e qytetarëve. Ai tha se tek dija, emancipimi dhe civilizimi qëndron bazamenti i përparimit dhe prosperitetit të çdo kombi dhe çdo populli.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej