Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Presidenti Nishani kthen në Kuvend ligjin e plehrave

Nga Skenderi 0

Presidenti Bujar Nishani ka vendosur të kthejë për rishqyrtim sot në  Kuvend ligjin për mbetjet. Lajmi është bërë i ditur nga News24.

Para dhe pas miratimit të këtij ligji më 22 shtator në Kuvend, me 63 vota pro dhe 27 kundër, ka pasur protesta nga shoqëria civile dhe qytetarë.

Për këtë këtë ligj Presidenti Nishani  para dy ditësh zhvilloi një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Ricikluesve, të cilët paraqitën historikun e industrisë dhe informacione të hollësishme rreth lëndëve të para që përdorin në fabrikat e tyre të riciklimit si dhe ndikimit të Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.

Ndërsa, Presidenti Nishani vuri në dukje se ka shumë nevojë, që për çështje të tilla të ndjeshme që përfshijnë shumë dimensione si ato të biznesit, ekonomik, strukturor, mjedisor, etj., zëri i aktorëve të ndryshëm të përfshirë të jetë më i fuqishëm.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej