Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Presidenti Macron: Kontinenti evropian duhet të bashkëpunojë

Nga Klodiana 0

Presidenti francez, Emanuel Macron, ka propozuar sot riforcimin e Evropës  për mbrojtjen dhe sigurinë për të krijuar një forcë të përbashkët për ndërhyrjen evropiane.

Gjithashtu Macron ka propozuar krijimin e një  buxheti për mbrojtjen e përbashkët dhe një doktrinë gjithpërfshirëse për të reaguar ndaj situatave, që krijojnë probleme shqetësues.

Në fjalën e tij presidenti Macron kërkoi themelimin e një Akademie Evropiane të Inteligjencës , një Prokurori Evropiane kundër Terrorizmit  dhe një forcë të përbashkët, pasi kontinenti i vjetër është shumë i dobët, me një lëvizje të ngadaltë në krijimin e qendrueshmërive.

“Evropa që ne njohim është shumë e dobët, shumë e ngadaltë, shumë inefikase, por vetëm Evropa mund të na japë një kapacitet për veprim në botë përballë sfidave tona”, ka përfunduar Presidenti I Francës, Emanuel Macron.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej