Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Presidenti kthen ligjin e Dhomave për anëtarësimin e detyrueshëm të biznesit

Nga Skenderi 0

Presidenti Bujar Nishani, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se ai nuk e zbaton dot Kushtetuten, ne lidhje me Reformen ne Drejtesi pasi mungon ligji per Keshillin e Emerimeve.
/r/n/r/nPresident Bujar Nishani, speaks during a press conference declaring that he could not apply the Constitution, relating to judicial reform law for the Nominations Council.

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 93/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”, të ndryshuar”.

Ligji, i cili sanksiononte anëtarësimin me detyrim të bizneseve në Dhomat e Tregtisë u kundërshtua me forcë nga organizatat e tjera të biznesit. 18 prej këtyre të fundit i dërguan një javë më parë një letër Presidentit, ku i kërkonin të mos e dekretonte ligjin për shkak se së pari, “ligji ka një problem juridik, pasi vërejmë se ligji i miratuar së fundmi, bie në kundërshtim me frymën kushtetuese, të shprehur në nenin 46, pika 1 të Kushtetutës, e cila e përcakton pjesëmarrjen në organizime shoqatash dhe organizatash si të drejtë të qytetarëve dhe jo si detyrim. E dyta, thuhet në letër, ne konstatojmë një problem moral në gjithë këtë histori. Koha kur antarësimet në shoqata e organizata bëheshin të detyrueshme, me direktivë nga udhëheqja, i takon një tjetër faqe të historisë së Shqipërisë, faqe të cilën populli shqiptar e ktheu njëherë e përgjithmonë 26 vjet më parë. Është e paimagjinueshme që sot, pas 26 vjetësh, të rikthesh dhe një herë në skenën e kujtesës popullore, imazhin e përbaltur e të forturryer të Bashkimeve Profesionale”, thuhej në letër.

Sipas argumentave që ka dhënë presidenti Nishani për kthimin e ligjit  “Regullimi ligjor në lidhje me detyrueshmërinë e anëtarësimit në Dhomat e Tregtisë dhe Dhomat e Bashkuara të Tregtisë përbën një shkelje kushtetuese referuar nenit 46 të Kushtetutës”. Ligji nuk ofron asnjë qartësi në lidhje me llojin dhe cilësinë e shërbimit të Dhomës së Tregtisë apo të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë për anëtarët që do të anëtarësohen në mënyrë të detyrueshme dhe do të paguajnë kuotën e detyrueshme, apo rregullat dhe parimet mbi bazën e të cilave do të promovohen, lobohen dhe mbrohen interesat e anëtarëve të dhomave. Gjithashtu, ky ligj nuk përcakton se çfarë pasojash ka për subjektet që nuk anëtarësohen në mënyrë të detyrueshme.

Nëse biznesi ka lirinë të zgjedhë organizatën ku do të marrë pjesë, të gjitha dhomat dhe shoqatat do të jenë më të vëmendshme për të rritur nivelin e shërbimeve të tyre, për të ruajtur kështu numrin e anëtarëve të tyre, për të përfaqësuar me dinjitet zërin e anëtarëve, dhe për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e ekonomisë se vendit.

Për më tepër, në argumentet e presidentit theksohet fakti se çdo favorizim i dhomave të tregtisë përbën një diskriminim të shoqatave të tjera të biznesit në cënim të nenit 18 të Kushtetutës.

/monitor.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>