Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Presidenti i Greqisë mallkon Shqipërinë, Ilir Meta shkon te arushi fotograf

Nga admin 0

Festa Kombëtare e Greqisë, e cila është nisja e revolucionit shqiptar për pavarësimin e vendit fqinj, këtë vit u bë zeher e hidhur, falë deklaratave të kreut të shtetit grek, Prokopis Pavlopulos.

Presidenti i Greqisë i hodhi prapë benzinë zjarrit duke vënë në dukje se minoriteti grek në Shqipëri po heq pikën e zezë, kurse integrimi i Shqipërisë nuk do të ndodhë, përderisa “çamët kanë qenë nazistë”.

Sipas kësaj logjike që të integrohemi në Bashkimin Europian duhet që minoritarëve grekë pasi u dhamë pronën me ligjin 7501, pra i bëmë pronarë në tokën e tjetër kujt, pasi i zgjodhëm në Kuvend e qeveri, u mbajmë shkolla me një nxënës, i favorizojmë, vetëm se janë minoritet dhe jo për gjë tjetër, ka mbetur t’u shkojmë e t’u bëjmë dhe punët e shtëpisë.

Kurse çamët meqë janë “nazistë” t’i degdisim edhe një herë në eksod. Në fakt, qeveria e Edi Ramës me thënë të drejtën këtë dëshironte të bënte, duke i fshirë fare nga faqja e politikës, historisë dhe librave shkollorë. Nuk ia doli, vetëm se ka ende një formacion politik si PDIU që ia arriti të mbijetojë, megjithëse i fusin shkopinj në rrota nga ish-komunistët, socialistët, rilindasit hajdutë zgjedhjesh, karagjozë si festimët, pse jo dhe ndonjë çam që nuk i është bërë djali drejtor. Por, ende PDIU ka zë, ka kryetar, kryesi dhe mbi të gjitha mijëra vota.

Nga e saj Tirana zyrtare vetëm hesht si peshku në ujë. Deklaratave çmendurake të Presidentit grek, çuni i vogël i Ramazonit që udhëheq Ministrinë e Jashtëme ju përgjigj me të vetmen mënyrë që di; qepi gojën dhe nuk lëshoi një fije zëth. Komisioni i Jashtëm i Kuvendit si gjysmagjel as nuk i vajti në mend të thoshte ndonjë kokërr llafi, se Dhimitër Bushati po kalon një periudhë meditimi budiste.

Kush na pati mbetur? Presidenti ynë, Ilir Meta, njeriu që do sakrifikojë dhe jetën, vetëm e vetëm të shpëtojë mëmëdheun. Dhe le ta pranojmë, Ilir Meta ishte i vetmi që ju përgjigj flakë për flakë homologut të tij grek. Si do thoni ju? Ashtu si e ka zakon i qeshur dhe me foto që i shpërndan gjithë gëzim; Ilir Meta, Forlumtëria e tij, Janullatos dhe një tufë me grekë të ambasadës dhe pareve që pozojnë me gojën shqyer sa u pamë dhe bajamet.

Në fund, Presidenti i Shqipërisë na jep dhe një porosi që të jetojmë në paqe me grekët, se na ka rënë i madhi fat t’i kemi fqinj. Ndonjë fjalë për Prokopisin? Jo, se as që bën prokopi në politikën shqiptare të dalësh kundër grekut dhe Ilir Meta e njeh mirë këtë mësim, ndaj vrap dhe dalim te arushi fotograf.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej