Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Presidenti i Ekuadorit: Assange e përdorte ambasadën për spiunazh

Nga Klodiana 0

Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se Julian Assange e përdori ambasadën e Ekuadorit në Londër si një “qendër për spiunazh”.

Duke folur për gazetën britanike Guardian, Presidenti Moreno tha se qeveria e vjetër e Ekuadorit siguroi lehtësira brenda ambasadës për “ndërhyrje” të shteteve tjera.

“Ne nuk mund ta lejojmë shtëpinë tonë, shtëpinë që hapi dyert e saj, të bëhet një qendër për spiunazh” tha Moreno.

Presidenti gjithashtu foli për kushtet e këqija higjienike në të cilat jetonte Assange. Avokatja e Assange, Jennifer Robinson, kundërshtoi pretendimet.

Assange, 47 vjeç, mund të përballet me burgim deri në 12 muaj, pasi u shpall fajtor për shkeljen e lirimit me kusht kur ai hyri në ambasadën e Ekuadorit në vitin 2012. Ai e bëri këtë veprim pas humbjes së luftës kundër ekstradimit në Suedi, ku ai u përball me akuzat për përdhunim.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej