Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Presidenti grek-Shqipërisë: Çështja çame pengesë në BE

Nga Klodiana 0

Në festën kombëtare të kryengritjes së vitit 1821 kundër Perandorisë Otomane, Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos ka kërcënuar hapur Shqipërinë.

Në mesazhin e tij për vendin tonë, Presidenti Pavlopulos ka përsëritur qëndrimin e paraqitur vazhdimisht kohët e fundit duke theksuar konkretisht: “Përsa i përket Shqipërisë fqinje, nuk jemi kundër perspektivës europiane të vendit. Çfarë parashikon si kusht bazë e logjik respektimin e sinqertë të së Drejtës Europiane dhe Ndërkombëtare, domethënë respektimin e Shtetit të së Drejtës dhe të gjitha të drejtave themelore të njeriut. Kështu, trajtime të ngjashme me të fundit kundër minoritetit etnik grek, të cilat zhvleftësojnë dhunshëm vlerën  e jetës së njeriut ose nënvlerësojnë hapur të drejta bazë si e drejta e pronës, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për perspektivën pa bllokada të Shqipërisë. Pengesë përbën dhe çdo pretendim krejt pa bazë, gjoja “të drejtash” të çamëve shqiptarë, bashkëpunëtorë të egër të nazizmit, siç është vërtetuar dhe historikisht”.

Mesazhi i presidentit Pavlopulos u dha në Kallamatë, ku ndodhej për festën kombëtare.

Ndërkohë, gjatë parakalimit të nxënësve në qendër të Athinës një turmë njerëzish kanë protestuar kundër marrëveshjes së Prespës, duke shkaktuar incidente të vogla.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej