Ka than' i moçmi: 

“Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe veten"

                                                                                       -Sami Frasheri

Presidenti grek mbështetës i irredentizmit grek në Shqipëri (fotot)

Nga Arben Llalla 0

Atdheu im, një mural i mbajtur prej shtyllave franceze, shqiptare, vllahe e turke. Kushdo që i përmend, shkon drejt e në burg. (Nobelisti Odysseas Elytis)

Nga Arben Llalla

Edhe një herë kryetari i Republikës së Greqisë Prokopis Pavlopulos me deklaratat e tij kërcënuese ndaj Shqipërisë shfaqi ndjenjat dhe kulturën e tij raciste. Nuk është hera e parë që Presidenti grek Pavlopulos përdor një fjalor jashtë kontekstit diplomatik me vendet fqinje si Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia.

Elektra Kiki me Presidentin grek, ish-deputetin Prokopis Pavlopulos, 2007.

Prokopis Pavlopulos gjatë gjithë karrierës së tij politike si deputet i partisë së djathtë “Demokracia e Re”, (ND), ka mbështetur elementët ekstremistë irredentistë të minoritetit në Shqipëri. Ai si deputet ka marrë pjesë në disa aktivitete të organizatave ekstremiste greke që promovojnë aneksimin e jugut të Shqipërisë (Autonomia e Veriut të Epirit).

Si ministër i brendshëm i Greqisë në kabinetin e Kosta Karamanlis (2004-2007), ai bllokoi disa ligje për të drejtat e njeriut dhe të emigrantëve në Greqi, në veçanti atyre të ardhur nga Shqipëria, duke shfaqur hapur ndjenjat e tij raciste ndaj tyre.

Elektra Kiki duke mbajtur fjalim për Aneksimin e Jugut të Shqipërisë, Athinë, 2008

Presidenti i Greqisë Pavlopulos gjithnjë ka zhvilluar takime dhe ka mbështetur elementët ekstremistë të nacionalizmit grek për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Ai ka zhvilluar disa herë takime me njërën nga këta drejtues të shoqatave irredentiste si Elektra Kiki, ish-kandidate për deputete në Shqipëri me partinë e Vangjel Dules, PBDNJ.

Elektra Kiki, drejtuese e shoqatës Rinia e Autonomisë së Veriut të Epirit, foto me flamurin irredentizmit të Aneksimit të Jugut të Shqipërisë, Athinë, 2006

Elektra Kiki me profesion avokate ka zhvilluar takime të rregullta prej vitit 2004 me Prokopis Pavlopulos dhe gëzon mbështetjen e tij për aktivitetet antishqiptare. Disa herë Elektra Kiki ka organizuar protesta për aneksimin e jugut të Shqipërisë – Autonomi greke në Jugun shqiptar.

Për lexuesin ne do të sjellim disa fotografi, ku shihet Elektra Kiki me atë palo flamur irredentist të aneksimit të Jugut të Shqipërisë, si dhe me presidentin Pavlopulos. Nuk e dimë se çfarë deklarate do të japë Presidenti grek Pavlopulos për këto foto të mësipërme, në të cilat nuk ka nevojë për shumë komente.

Presidenti grek mbështetës i irredentizmit grek në Shqipëri (fotot)

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej