Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Prençi: Të shpallet emergjenca e pjesshme në Shkodër!

Nga Klodiana 0

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka lëshuar alarmin sot lidhur me situatën e përkeqësuar të përmbytjeve në rrethin e Shkodrës.

Prençi deklaroi se duhet që të shpallet gjendja e emergjencave pjesore.

“Duhet shmangur katastrofa, janë nisur grupet xheniere nga Tirana. Nëse shpërthen argjinatura ka rrezik të lartë. Kanalet kulluese, kanë dritare me përmasa të ndryshme. Segmenti nga Trushi nga Ura e Gjolulit, kullimi nga të dyja anët është bllokuar për shkak të defekteve të veprave kulluese. Të ndërtohet një rrugë në vitin 2018, pa u marrë në konsideratë harta e përmbytjeve në vitin 2010, 2011, kjo është për t’u hetuar. Unë nuk e kam tagrin, por nuk mund të hesht, për ato vepra që ndërtohen sot dhe shkaktojnë përmbytje. Këtu duhet të stopohen menjëherë punimet që bën firma e ndërtimit. Duhet të rifillojë, sapo të mbarojë punë Prokuroria. Realisht është për të ardhur keq, të njëjtën gjë kemi konstatuar edhe vjet, edhe dje bashkë. Unë kam mendimin pas shpëtimit të jetëve njerëzore dhe bagëtive, duhet monitorim, ruajtje e argjinaturave, nga pushteti vendor dhe policia, me barrierat profesionale,metalike. Nëse shpërthen argjinatura, pak ujë ngelet në Bunë”, tha Prençi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej