Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Premiera e “Fifty Shades Darker”

Nga Klodiana 0

“Fifty Shades Darker”, seria e dytë e sagës erotike e bazuar në librat e E. L. James, është shfaqur këtë të premte. Dy protagonistët, Dakota Johnson dhe Jamie Dornan, që u dhanë jetë personazheve të studentes së pafajshme Anastacia Steel, e miliarderit me prirje sadiste Christian Grey, parakaluan në tapetin e kuq me rastin e premierës botërore të filmit në Los Angeles.

“Është diçka e çuditshme. Nuk i jam kthyer kurrë një projekti, apo personazhi në të kalurën. Kështu që, si për mua ashtu edhe për Jamien, kjo është një eksperiencë e re”, tha Dakota Johnson, aktore.

Në filmin e ri të “Fifty Shades”, Anastacia dhe Christian kthehen sërish bashkë dhe e nisin marrëdhënien nga  e para, këtë herë pa rregulla e kontrata. E megjithatë, çifti detyrohet të përballet me “djajtë” e brendshëm të Christianit dhe njerëz të tjerë që kërcënojnë t’i ndajnë.

“Mendoj se kjo është ajo që josh më së shumti spektatorë. Dashuria e madhe e Christian dhe Anastacias, që kapërcen çdo pengesë”, tha Jamie Dornan, aktor.

Dornan premton se fansat do të mund të shijojnë më shumë aksion në filmin e ri, që do të fillojë të shfaqet në kinematë botërore nga 8 shkurti.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej