Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Pranojmë të ardhmen, pa rënë në çarkun e së shkuarës

Nga Media 0

Nga Dritan Shano

Çfarë na ndodh përditë, zgjedhjet që bëjmë, zgjidhjet që japim janë rezultati përfundimtar, rezultati neto i historisë. Historia jonë, e vjetër dhe e re, ajo e shkuara, por dhe e djeshmja, më shumë se të mira na ka lënë trashëgim halle, sherre, fjalë, ide dhe gjëra që nuk na hyjnë fare në punë.
Mundimi, por dhe detyra e vetme që kemi sot është të vendosim çfarë duam, të përkufizojmë ku dhe çfarë është e ardhmja jonë, dhe të fillojmë ta ndërtojmë.
Në 110 vjetët e fundit kemi dhe një teknologji të re kombëtare që s’e përdornim dot më parë – shkrimin e gjuhës shqipe -, teknologji të cilën mund të fillojmë ta përdorim për të zgjuar dashurinë e shuar zinë dhe urrejtjen për njëri-tjetrin, meqë rrojmë nën një çati; për t’i shërbyer zhvillimit të mendjes, trupit (ku ndodhet edhe barku) dhe shpirtit kombëtar; dhe për të ndërtuar një sistem të ri vlerash dhe një vizion strategjik prosperiteti, të cilit t’i shërbejmë me përulje të gjithë pa dallim.
Na duhet thjesht të pranojmë të ardhmen, pa i rezistuar asaj me shërbime ndaj të shkuarës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej