Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Postimi për Vokshin, Doris Pack: Rama po nxit dhunën ndaj grave, në vendin ku gratë shkelen çdo ditë

Nga Media 0

Një fotografi e publikuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama ka indinjuar politikanen gjermane Doris Pack. Ish-deputetja e Parlamentit Europian, ka reaguar pasi kryeqeveritari ka publikuar një fotografi të deputetes demokrate, Albana Vokshi.

Pack e cilëson Ramën si nxitës së dhunës ndaj grave. Ajo i kujton kryesocialistit se ky “krim” është i dyfishtë duke marrë parasysh faktin se në Shqipëritë drejtat e grave kërcënohen e shkelen çdo ditë.

“Komentet e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në rrjetet sociale, ku ai ofendon gratë në politikë, nuk ofendojnë vetëm gratë, por nxisin edhe dhunën ndaj tyre, pikërisht në vendin ku të drejtat e grave kërcënohen e shkelen çdo ditë”, ka shkruar Pack në Twitter.

Imazhi që ka publikuar kryeministri i vendit, Edi Rama

Postimi i politikanes gjermane, Doris Pack në Twitter

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej