Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Poshtë qeveria neoballiste Rama!/ Shpërthejnë nostalgjikët e Enverit

Nga 27-shi 0

Veteranët e Luftës antifashiste nacional-çlirimtare kanë zhvilluar homazhe në varrezat “Dëshmorët e Kombit”.

Me pankarta në duar dhe me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha ata kanë përkujtuar luftën antifashiste. Të indinjuar me ceremoninë shtetërore për varrimin e eshtrave të Mit’hat Frashërit kanë bërë thirrje kundër qeverisë Rama duke e quajtur neoballiste.

“Poshtë qeveria neoballiste e Edi Ramës!”, deklaruan ata duke akuzuar Mit’hat Frashërin si tradhëtar që masakroi shqiptarë duke i çuar në kampet e përqëndrimit nazist.

Sipas tyre Enver Hoxha është një udhëheqës gjenial që shpëtoi Shqipërinë.

“Shqipëria u rreshtua në krah të fituesve, falë udhëheqësit gjenial Enver Hoxha, Shqipërinë e priste copëtimi territorial, ashtu siç ndodhi me vendet e tjera…”, u tha ndër të tjera.

Mes pankartave ishte dhe ajo “Bularati është Shqipëri”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej