Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Portokalli, sëmundjet që luftojmë përmes tij

Nga Skenderi 0

auto_portokalli1441523455

Lëngu i portokallit përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut

Portokallet janë ndër frutat më popullore në të gjithë botën. Ndërkohë që ky frut është mjaft i preferuar për t’u konsumuar pas një darke të mirë apo edhe mbasdite, lëngu i portokallit (sidomos i konsumuar në mëngjes) është i lidhur ngushtë me një shëndet të mirë.

Portokallet kategorizohen në dy grupe:

Të ëmbël (ku futet edhe portokalli i kuq, shumë i rëndësishëm për efektet e tij në prodhimin e hemoglobinës së gjakut)

Të thartë (të hidhur) që zakonisht përdoren për të bërë marmalatën, reçelin apo edhe për prodhimin e likerit.

Si mund ta konsumojmë?

Ju mund ta konsumoni frutin pa lëkurë, që është edhe forma më e zakonshme e konsumit. Kështu, në fillim, përpara se ta prisni apo qëroni portokallin, lajeni mirë në mënyrë që bakteret e lëkurës të mos depërtojnë tek fruti.

Portokalli mund të konsumohet me lëkurë vetëm në rast se ai është biologjik dhe nuk është trajtuar me kimikate.

11

Kjo pasi lëkura përmban substanca si flavanones apo shumë minerale, të cilat shërbejnë për të parandaluar shumë sëmundje.

  • Pjesa e bardhë nën lëvore nuk duhet hedhur, pasi edhe ajo mund të konsumohet dhe ka vetitë e saj.
  • Sëmundjet që mund të parandalohen apo të trajtohen:
  • Përmirëson e parandalon astmën
  • Përmirëson bronkitin si dhe tuberkulozin
  • Trajton reumatizmën
  • Parandalon krijimin e gurëve në veshka (përdoret edhe në rastet kur janë formuar gurë në veshka)
  • Ul nivelin e kolesterolit të keq
  • Parandalon diabetin (diabetikët duhet të hanë portokall – sasia 100g).
  • Portokalli është pak laksativ dhe pastrues i mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.
  • Ndihmon gjatë ftohjes
  • Betakarroteni është një antioksidant shumë i mirë që mbron qelizat e trupit tonë që të mos dëmtohen
  • Është i pasur me kalcium që mbron e mirëmban shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve
  • Ka acid folik që është i nevojshëm për zhvillimin e mirëmbajtjen e trurit.
  • Ka magnezium që ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut
  • Përmban potasium, që është i domosdoshëm për mirëfunksionimin e sistemit kardiovaskular.
  • Është i pasur me vitaminën B6 që ndihmon në prodhimin e hemoglobinës.
  • Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja.
  • Betakaroteni është një antioksidant shumë i mirë që mbron qelizat e trupit tonë që të mos dëmtohen.
  • Lufton celulitin e artritin.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>