Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Populli” kthehet në shtëpi, qeveria rrëzohet herën tjetër!

Nga Klodiana 0

Nga Frrok Çupi

Protesta e sotme e opozitës lëshoi një mësim të madh:  Një gjë është e sigurt, se qeveria Rama do të bjerë një ditë. Do të vijë një kohë kur as Edi Rama nuk do të jetë në qeveri, as qeveria e tij nuk do të jetë më në këtë seli që u sulmua sot. Mund të jetë kjo dekadë ose ky shekull, ku ta dish. Por një shekull do të jetë.

Protestuesit qenë shumë të pafajshëm në protestë, madje aq të pafajshëm sa siç tha për herë të dytë lideri Basha ‘qeveria na e hodhi prapë sot!’ Herën e parë na e ka hedhur në marrëveshjen e fshehtë të 18 Majit 2017, ku Basha i PD ndërtoi qeveri të përbashkët me Ramën, por ditën e fundit ‘doli rruar e qeth’. Hera e dytë që na e hodhën socialistët (specialistët- thoshte Pjetër Arbnori), ishte sot kur e la selinë e kryeministrisë të lirë, me dritare hapur dhe në një shkallare të fshehtë që kushdo mund të ngjitej deri në katin e dytë dhe të thyente xhamat e kryeministrisë. I pari që hypi në atë shkallë të mallkuar ishte një i sëmurë mendor, protestues demokrat; dhe kjo është ajo që ‘na e hodhi’ prapë Rama. Rama e dinte se aty do të ndodhej një njeri i marrë dhe ia la shkallët gati…

Por edhe të tjerët që i shkojnë pas Lulit e Monikës në këto tubime degjeneruese, nuk janë më pak të marrë. Megjithatë faji është i Ramës…

Por herën tjetër ta shikojë ai kur ‘ta hedhim në Lanë’, siç tha zoti Berisha.

Kësaj here nuk e hodhëm vetë, por herën tjetër po nuk premtoi ca poste ministrore për opozitën, po nuk firmosi çekun me 13 milionë euro për vjehrrin e Bashës, dhe po nuk garantoi Monikën dhe Ilirin se ‘nuk u hyn gjemb në këmbë’ për krimet që kanë bërë gjatë jetës së tyre të dyshimtë politike, atëherë Rama e ka vendin në ‘Lanë’. Protesta qesharake e sotme nuk ishte një përjashtim, qesharake duhet të jetë deri në fund- sepse ky është misioni që i kanë caktuar vetes. Po qesharakët që iu vijnë pas qesharakëve?…

Megjithatë mos merremi me ‘budallëkun’ e njerëzve që vijnë e shkojnë në shtëpi dhe që quhen ‘popull’. Të merremi me ditën që do të rrëzohet qeveria. Rrëzimi qeverisë ishte caktuar për sot, 16 shkurt. Sot kryeministri do të merrej zvarrë nëse nuk do të merrte valixhet e të shkonte për azil politik. Mirëpo ai u tremb dhe shkoi për azil në Vlorë, ku mbajti një mbledhje punë me mijëra ‘azilantë’ vlonjatë- të gjithë ulur në karrige si lordë. Këta janë njerëzit e ‘poshtër’ që ulen në karrige, ndërsa ne si zorraxhinj në protestën ‘që populli të marrë në dorë fatet e veta’.

Në fakt populli i mori në dorë fatet e veta dhe u kthye në shtëpi. Secili do të ushqejë gruan e fëmijët me nga një copë torte fati, njësoj si torta e Lulit (2 km e gjatë) në 100 vjetorin e Pavarësisë. Të gjithë janë të lumtur, nuk ishte pak: “populli mori në dorë fatet e veta dhe preku me dorë Lulin e Monikën!

Por qeverinë nuk e rrëzuan kësaj here, se do të bëheshin shumë ‘torta’ në një ditë.

Qeverinë- tha zoti Berisha-  do ta rrëzojmë sot, deri në mbrëmje!, por pastaj ndërroi plani. Ndërsa zoti Basha caktoi ditën e Enjte. Të enjten do ta hedhim në Lanë qeverinë… E mira është që ‘populli’ të hyjë në Lanë dhe ta prekë me dorë qeverinë e ‘hedhur’.

/veritas.com.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej