Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Policia pajisi me armë 6 muaj më parë mikun e Lul Berishës

Nga Media 0

Pa kaluar 48 orë nga operacioni i policisë “Vjeshtë 2017” në Durrës, ku u prangosën dy persona të rrezikshëm Marjel Fierza dhe Genti Nderjaku, zbulohet një dokument që duket se zbeh këtë aksion. Njëri prej personave të dyshuar si shok i anëtarit të bandës së Lul Berishës, e ka pasur armën me leje vetëm 6 muaj para se të arrestohej.

Genti Nderjaku e ka marrë lejen në datën 28 prill 2017. Leja për pajisjen me armë të një personi i cili cilësohet i rrezikshëm nga policia, është firmosur nga Drejtori i Policisë Haki Çako dhe është propozuar nga vetë Policia e Durrësit. Pikërisht kjo leje, tregon se si një person i dyshuar pjesë e një bande, pajiset me armë nga vet strukturat e shtetit.

Genti Nderjaku është pajisur me një pistoletë dhe 50 fishekë, por që ishte i detyruar t’i mbante në banesë ose tek bizneset e tij. Por i dyshuari si afërm i bandës së Lul Berishës e mbante me vete këtë pistoletë. Pavarisht se Policia zhvilloi një operacion për arrestimin e Marjel Fierzës dhe Genti Nderjakut, ky I fundit pritet të lihet i lirë nga Gjykata e Durrësit, për shkak se armën e ka me leje.

Dy ditë më parë Policia e Durrësit gjeti dy armë në makinën tip Porche, por pikërisht njëra nga këto pistoleta është me leje. Marjel Fierza dhe Genti Nderjaku pritet të dalin para Gjykatës së Durrësit ditën e premte për tu njohur me masën e sigurisë.

/reporttv/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej