Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Policia italiane kap gomonen me 2.2 tonë marijuanë nga Shqipëria

Nga Loneta 0

Policia italiane ka sekuestruar natën e 17 majit një gomone me 2.2 tonë marijuanë të ardhur nga Shqipëria me vlerë tregu rreth 20 milionë euro. Sekuestrimi është bërë në bregdetin e komunës së Garganos në rajonin e Puglias, në plazhin Vico del Gargano.

Autoritetet italiane kanë identifikuar gomonen e ngarkuar më thasë të mëdhenj plastikë e braktisur mes shkëmbinjve rreth 15 metra larg nga bregdeti.

Vështirësia e terrenit ka bërë që policët italianë të mbërrijnë me not në mjetin lundrues. Në bordin e saj janë gjetur 57 pako me marijuanë me peshë totale rreth 2.2 tonë. Gomonia është e gjatë 8 metra dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm.

Autoritetet italiane po bashkëpunojnë me policinë shqiptare për identifikimin e përgjegjësve të këtij trafiku droge.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej