Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Policia holandeze: Të rikthehen vizat për shqiptarët

Nga Media 0

Policia dhe prokuroria në Amsterdam kanë hartuar një raport ku kërkojnë nga qeveria e tyre pezullimin e vizave për shqiptarët.

Autoritetet në Amsterdam deklarojnë se shqiptarët gjithnjë e më shumë po luajnë një rol kyç në trafikimin e drogës dhe pastrimit të drogës gjatë viteve të fundit.

Raporti thekson se shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm në Holandë dhe kjo ka ndikuar në rritjen e kriminalitetit.

Në raport rekomandohet rikthimi i vizave, i cili do të vendoste më shumë kontrolle për lëvizjen e shqiptarëve në Holandë.

Sipas një zyrtareje në Amsterdam, vitin e kaluar, numri i të dyshuarve shqiptarë të përfshirë në ngjarje kriminale u dyfishua, ndërsa tendenca është gjithmonë në rritje.

Zëdhënësi i policisë në Amsterdam u shpreh se ka një përparim të shpejtë të shqiptarëve të përfshirë në ngjarjet kriminale.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej