Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Policët belgë kthejnë emigrantët e paligjshëm në Francë/ Franca i arreston

Nga Ejona 0

Dy oficerë të policisë belge u arrestuan këtë të martë në kufirin francez pasi po kthenin aty një grup emigrantësh të paligjshëm ta kapur në tokën belge. Policia kufitare franceze i ka marrë në pyetje në rreth 4 orë për të shpjeguar veprimet e tyre.

Gjithçka nisi në momentin kur një shofer kamioni që po udhëtonte nga Franca drejt Belgjikës kishte dëgjuar zhurma nga brenda automjetit të tij.

Ai njoftoi policinë, e cila gjeti 13 emigrantë sirianë dhe irakianë në kamion. Emigrantët kishin hipur fshehurazi në automjet me shpresën për të kaluar në Britaninë e Madhe, por mesa duket kishin hipur në të gabuarin.

Policia belge argumentoi se oficerët nuk e kishin vënë re që kishin hyrë në tokën franceze, duke kaluar kufirin me më shumë se 50 metër.

Ndaj oficerëve nuk u mor asnjë masë ndërsa ngjarja ka zemëruar shumë Francën, e cila mendon se Belgjika i orienton emigrantët e paligjshëm drejt saj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej