Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Policë italianë patrullim në zonat turistike shqiptare

Nga Media 0

Policia shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë patrullim të përbashkët në zonat turistikë duke filluar nga data 16 korrik deri në 31 gusht.

 “Ministritë e Brendshme të të dy Vendeve, për t’i ofruar një ndihmesë më të madhe numrit gjithnjë e në rritje të turistëve italianë, kanë vendosur të aktivizojnë, duke nisur prej datës 16 korrik deri në datën 31 gusht, disa patrullime të përbashkëta në qytetet kryesore bregdetare (Durrës, Sarandë dhe Vlorë)”, thuhet në njoftim.

Agjentët e policisë italiane do të kryejnë patrullime në këmbë, të veshur me uniformë dhe do t’i vijnë në ndihmë operatorëve të policisë shqiptare për të lehtësuar kështu kontaktet e turistëve italianë me autoritetet shqiptare si dhe me përfaqësitë diplomatike e konsullore në vend.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej