Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pol Gaskoinj pa limite…

Nga 27-shi 0

Për Pol Gaskoinj duket se nuk ka më kthim pas, megjithëse i ka tentuar të gjitha llojet e terapive, për t’u shkëputur nga varësia ndaj alkolit dhe drogave të ndryshme. Kjo është pamja e fundit e ikonës së futbollit anglez, i cili ka dalë nga apartamenti i tij i veshur vetëm me një robdeshambër, për të blerë një tjetër shishe “xhin” dhe cigare.

© Ian Whittaker. 09/07/2016 Paul Gascoigne outside his Dorset home, after a visit to his local off-licence. Photo credit : Ian Whittaker

Gaza, tashmë 49 vjeç, ekspozon veten kështu, duke zbritur nga një taksi dhe duket qartë që është në gjendje shumë të rëndë, fare i papërgjegjshëm. Sipas një dëshmitari, Pol, përveç alkolit dhe cigareve, mbante në dorë edhe qetësues, si dhe qëndroi për një kohë të gjatë në mes të rrugës, ku të gjithë fqinjët të kishin mundësi ta shihnin. “Një pamje fare e pakëndëshme dhe ne të gjithë jemi shumë të indinjuar me të”.

A Times file picture of England's  ( Lto R ) Gareth Southgate and Paul Gascoigne lining up before the opening game of the Euro 96 football tournament between England and Switzerland . Euro96;football.

Më pas ish-futbollisti i përfaqësueses angleze filloi t’i binte zileve të fqinjëve, pasi i kishte harruar brenda në banesë çelësat e tij. Më pas u pa të vinte një makinë policie, si dhe një ambulancë, por edhe ata e kishin shumë të vështirë ta qetësonin, pasi Gaza ishte bërë shumë agresiv.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej