Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Pogradec/ Vdes foshnja, procedohet penalisht mjeku pediatër

Nga Skenderi 0

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë dje në materniten e Pogardecit. Për këtë shkak  policia ka nisur procedimin  penal ndaj mjekut pediatër për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Babai i foshnjes, shtetasi A.H, 33 vjeç, banues në fshatin Buzaishte, pretendon se vdekja e tij, ka ardhur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekut.

Policia thotë se “nga kqyrja e jashtme e kufomës nuk dallohen shenja ose probleme, ndërkohë pritet kryerja e autopsisë ditën e sotme, nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore  Tiranë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale  “Mjekim i pakujdesshëm”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej