Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Pogradec/ Mjeti del nga rruga, dy të plagosur

Nga Klodiana 0

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Pojskë- Pogradec.

Bëhet me dije se mjeti  ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet.

Policia  raporton se  të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Pogradecit, ku nga të dhënat paraprake, rezulton se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasi tjetër jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>