Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Poeti nobelist grek që fotografoi Korçën e viteve ‘30

Nga Arben Llalla 0

Jorgos Seferis shërbeu si Konsulli i Greqisë në Korçë. Gjatë kohës që ishte diplomat i Greqisë, ai bëri mjaft fotografi të jetës së këtij qyteti.

Nga Arben Llalla

Jorgos Seferis (1900-1971) është poeti grek që fitoi Çmimin Nobel në vitin 1963.

Jorgos Seferiadhis lindi në Izmir, por familja e tij pas disa vitesh u transferua në Athinë.

Në vitin 1936-1937 Jorgos Seferis shërbeu si Konsulli i Greqisë në qytetin e Korçës. Gjatë periudhës që ishte diplomat i Greqisë ai bëri shumë fotografi për jetën e shqiptarëve në qytetin e Korçës dhe zonat përreth. Pikërisht, sot po sjellim disa foto të vitit 1937 të bëra nga konsulli grek Jorgos Seferis.

Korçë, një zonjë e moshuar, vitit 1937

Ndërtesa, ku ishte Konsullata e Greqisë ishte edhe vendbanimi i diplomatit Seferit. Kjo ndërtesë ishte pronë e familjes së njohur korçare Andrea Turtulli dhe është blerë para disa viteve nga Greqia për ta kthyer në një farë vendi muze për të rrëfyer ku ka jetuar dikur poeti i mirënjohur grek.

Ironia është se kjo ndërtesë deri në vitin 1997 ka qenë selia e PD dhe u dogj gjatë tollovive të 1997. Ajo ndodhet përballë Muzeut të Shkollës Shqipe ABC.

Mediat greke shpesh botojnë fotografitë e djegura të kësaj ndërtese në vitin 1997, sikur shqiptarët kanë djegur shtëpinë nobelistit Jorgos Seferisit, por e vërteta është krejt ndryshe nga ato që servirin gazetat greke për lexuesit e tyre.

Pamje të vitit 1937 nga Pazari i Korçës

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej