Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Po vjen “Pranvera e Ballkanit”? “Vuçiç, Gjukanoviç, Rama dhe Dodik janë autokratë”

Nga Media 0

Po vjen “Pranvera e ballkanit”? Kjo është pyetja që shtron Andreas Ernst në një shkrim për zviceranen “Neue Zürcher Zeitung”.

“Vuçiç, Gjukanoviç, Rama dhe Dodik janë autokratë”

Andreas Ernst punon prej shumë vitesh korrespondet nga Beogradi për të përditshmen zvicerane  “Neue Zürcher Zeitung”. Teksa analizon situatën në Ballkan, dhe protestat që po zhvillohen në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ai shtron pyetjen: Po vjen “Pranvera ballkanike”?

Ernst shkruan se arsyet e protestave janë të ndryshme, por kanë shumë ngjashmëri.

“Ndërsa mijëra qytetarë thërrasin për abdikim të “Sistemit Vuçiç” në Beograd, protesuesit në Mal të Zi kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Millo Gjukanoviç.

Në Shqipëri protesta nisi në dhjetor nga studentet, para se opozita të nisë betejen për fundin e sundimit të Edi Ramës me bojkotin e parlamentit.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, në Banja Lluka, protestat kundër lidershipit dhe politikës qeveritare të Millorad Dodik kanë thuajse një vit që po zhvillohen”. Kështu e nis artikullin e tij Ernst mbi situatën në Ballkan.

“Tharmi i protestës nuk vjen nga partitë opozitare por nga shoqëria e cila në demonstratë paraqitet si “shoqëri civile”. Simboli armiqsor që mban lëvizjet heterogjene bashkë janë udhëheqësit autoritarë, të cilët dominojnë skenen politike të vendeve të tyre prej shumë vitesh. Demonstruesit shumë pak gjëra i bashkojnë, përveç dëshirës që të përzënë nga qeverisja të fortit e urryer.

Fara e mbjellë që shkakton frustrim në këto vende është shumë e ngjashme: arsye ekonomike dhe politike. Ekonomia është në stanjacion përballë papunësisë së madhe, krahu i kualifikuar i punës me shumicë emigron. Sistemi politik është nominalisht demokratik, por mungojnë mekanizmat kontrollues që bëjnë demokracinë liberale. Ekzekutivi vendos për çdo gjë,  i inkorporuar në autokratët Vuçiç, Rama, Gjukanoviç dhe Dodik. Parlamentet animojnë vendimet e tyre, sistemi i drejtësisë nuk guxon të jetë i pavarur. Shumica e mediave censurohen nga qeveria. Zgjedhjet në këto kushte janë plebishit bosh përmes së cilëve udhëheqësit legjitimojnë fuqinë e tyre”, shkruan Ernst.

Më tej Andreas Ernst shkruan: “Në secilin shtet, protestuesit kanë shumë pak besim tek opozita zyrtare. Shumë prej tyre dyshojnë se janë alternativa më e mirë drejtë status quo-s. Të zhgënjyerit kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por me kushtet aktuale kjo është thuajse e pamundur”.

“Protesta e studentëve shqiptarë u shkaktua nga tarifat e larta të universiteteve, por që shumë shpejt pati vëmendjen e duhur, duke ulur arrogancën e lidershipit të Ramës. Fakti që tashmë në skenë është opozita,  shkakton bezdisje tek shumë studentë”, shkruan Ernst.

Analizen për “Neue Zürcher Zeitung” e përfundon me “ngatërrimin” e Bashkimit Europian  për protestat. Zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Kocijançiq në fillim të javës u shpreh se nuk kemi të bëjmë me “Pranveren e ballkanit” sepse protestat kanë karakteristika të ndryshme. Dhe si gjithmonë, shprehet Ernst, “ zëdhënësja nxjerr hajmalinë e BE-së, që rajoni ka “perspektivë të qartë europiane”, nëse vazhdon më tutje të reformohet. E mbyll analizen e tij Adreas Ernst./27.al

Përgatiti: Simon Shkreli

https://www.nzz.ch/international/balkanischer-fruehling-in-serbien-montenegro-albanien-bosnien-ld.1462926

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej