Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Po vjen dimri, jemi zbathur, zhveshur, pa zjarr e dritë, në godina pa derë e dritare

Nga Media 0

Thirrja dëshpëruese e popullsisë së Çamërisë, drejtuar regjimit komunist në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore. Çfarë fshihet në Arkivat e Shtetit për persekutimin e shqiptarëve të mbijetuar nga genocidi i Napoleon Zervës.

Kasolle pa dyer e dritare për popullsinë e Çamërisë. Këtë i ofroi regjimi komunist shqiptarëve të Çamërisë, të cilët i mbijetuan genocidit grek. Megjithëse Lidhja e Kombeve kishte dhënë fonde e ndihma të veçanta për popullsinë e Çamërisë, në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, të shpërngulurit përfunduan nëpër kasolle në disa qytete të Shqipërisë, atje ku humbën jetën nga skamja shumë fëmijë. Kushtet e mjerueshme për popullsinë e Çamërisë ishin rezervuar nga komunistët, të cilët vendosën vetëm një çati mbi kokë për këtë pjesë të shqiptarëve që dolën gjallë nga terrori i gjeneralit Napoleon Zerva.

Në kushtet, kur po afronte dimri, fëmijë, burra e gra të zhveshur në kushte të mjerueshme, vendosën t’i drejtohen diktatorit, i cili në atë kohë ishte Kryetari i Shqipërisë të sapo dalë nga Lufta e Dytë Botërore. Është një thirrje dëshpëruese e kësaj popullsie që i lutet udhëheqësit komunist të vërë dorë për t’iu krijuar disa kushte minimale për të mbijetuar. Në të vërtetë shumë prej tyre humbën jetën nëpër këto kasolle pa dritare e dyer, në dimrat e ftohtë të viteve të para të pasluftës. 27.al publikon materiale të regjimit, ku rrëfehen këto kasolle për çamët nëpër disa qytete bashkë. Ndaj, një pjesë e tyre i drejtohet me një letër udhëheqësit komunist Enver Hoxha që nuk e vuri ujin në zjarr. Shihni në këto fotografi, gra dhe fëmijë në oborret e kasolleve pa dyer e dritare.

Krejt tjetër sjellje dhe kushte krijuan komunistët e Enver Hoxhës për sivëllezërit e tyre grekë gjatë luftës civile në vendin fqinj.

Letra

Shokut President Enver Hoxha

Këtu marrim nderin t’ju parashtrojmë lutjen si poshtë vijon:

Këtu në Berat deri sot jemi mbledhur 110 frymë, burra, gra e fëmijë refugjatë Çamër, të ndjekur nga Zerva.

Si në Korçë, e këtu në Berat, kemi gjetur, ndihmat e përkrahjet vllaznore shqiptare. Sot, për fatin e lumtur që u lirua Shqipëria dhe u formua Qeveria Shqiptare, lutemi kini mirsin- na vendosni në një vënt të caktuar, për të jetuar dhe neve si shqiptarë të lirë, e të sigurtë, për të mos u sjellë, rrugavet e kontinendevet e qytetevet.

Prandaj ju kujtojmë, në kohë dimri jemi zbathur, çveshur pa tesha fjetjeje, pa zjarr e dritë, vetëm në godina pa derë e dritare. U lutemi, se po na afron dita e Bajramit, dhe duham ta gëzojmë dhe nevej si bashkë vllezrit t’onë në Shqiprinë e lirë, për deri sa të vinjë ora, të rikthehemi, e nevej, ndër tokat t’ona stërgjyshërve.

Me nderime e Respekte të veçanta Kujdestarët e 110 frymve refugjatë

Sali Mehmet- Mussa Rushit

Berat 23-XI-1944

Ja dhe planimetria e kasolleve që regjimi vendosi të ndërtonte për popullsinë e Çamërisë:

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej