Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Po vdes nanë, sot po vdes….

Nga Media 0

Marie Tuci, Vasha nga Mirdita që sfidoi xhelatët e diktaturës komuniste, në emër të Zotit

Është e njohur historia rrënqethëse e Marie Tucit, rishtarja stigmatine nga Mirdita, e cila vdiq e masakruar nga torturat e xhelatëve të diktaturës komuniste. Dha shpirt mes mundimesh të jashtëzakonshme. Sot ajo renditet ndër 38 martirët e Kishës Katolike si gruaja që përballoi mizorinë e komunistëve,  në emër të një Zoti!

maria-tuciE mbyllur në një thes, e zhveshur dhe bashkë me të në atë thes ishte futur një mace e egër. Nuk mjaftonin vetëm thonjtë e kafshës se egërsuar, por njëkohësisht ajo goditej me mjete të forta nga hetuesit e gardianët e burgut, në prani të grave të tjera të burgosura. Vdiq e masakruar si kurkush tjetër vetëm se ishte antikomuniste.

Jetëshkrimi

Marie Tuçi lindi më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfushaz Mirditë, si e bija e Nikollë Mark Tuçit dhe e Dilë Fushës. Ka qenë nxënëse e shkollës së mesme të motrave Stigmatine në Shkodër e më pas, aspirante e jetës rregulltare. Në vitin 1946, abati Frano Gjini e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës, së bashku me Davida Gjonmarkajn, si katolike të mira e të afta të luftonin për bindjet e tyre fetare. U arrestua pas reprezaljeve që u bënë në Mirditë nga qeveria komuniste, me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës, sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë. Për atë vrasje u fajësuan shumë familje mirditore, ndër to edhe ajo e Gjonmarkajve, së cilës Maria i përkiste. Po atë ditë u arrestua edhe i vëllai, Marku, të cilin nuk e pa më, as të gjallë, as të vdekur. Ishte shumë e këndshme, trupmesme, me flokët e lidhur rreth kokës e me një fytyrë fëmije, ku shkëlqenin dy sy të mëdhenj e të kaltër. Shumë u habitën kur princesha e vogël e shtëpisë së Gjonmarkajve zgjodhi rrugën e kuvendit e ndonjë që deshi ta shihte nuse, edhe qau. Por ajo kishte zgjedhur të bëhej nusja e Krishtit. Por ishte pikërisht kjo zgjedhje që do të bëhej shkak që në moshën 22-vjeçare Maria të arrestohej dhe të dënohej. Vdiq në spitalin e Shkodrës pas torturave çnjerëzore, më 20 shtator të vitit 1950.

Më poshte publikopjmë pjesë nga poezia e Meti Fidanit për Marie Tucin

vjersha-per-marien

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>