Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Po transportonte 97 kg kanabis, ndalohet shoferi i linjës Sarandë-Athinë

Nga Klodiana 0

Një sasi prej 97 kg kanabis u sekuestruan gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes në Kalpaq të Janinës, në një autobus të linjës Sarandë-Athinë.

Sipas burimeve policore, sasia e lëndës narkotike ishte futur në bagazhet e autobusit, sapo ai ka dalë nga Dogana greke në Kakavijë, e pasi kaloi me sukses kontrollet në të dyja anët e doganës.

Policia kishte informacion për transportin e lëndës narkotike, madje e kishin lënë në ruajtje drogën, në vendin e quajtur “Ktizmata”, në pritje të personit që do ta transportonte atë.

Pasi e ka ngarkuar lëndën narkotike, drejtuesi i autobusit me targa të Sarandës, 34-vjeçari Fation Osmani u ndalua në postbllokun e Kalpaqit.

Policia tha se kishte nën vëzhgim prej shumë kohësh 34-vjeçarin, pasi ai dyshohet se ishte anëtar i një organizate të trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Lënda narkotike, shuma prej 900 euro “cash” dhe dy telefona celularë u sekuestruan, ndërsa autobusi do t’i dorëzohet kompanisë së udhëtarëve brenda pak ditësh. Gjykata e Janinës vendosi që 34-vjeçari Fation Osmani të lihet në burg deri në përfundimin e hetimeve.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej