Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Po të mos kisha punuar, me siguri që do të isha çmendur

Nga Media 0

“A e dini se çfarë është realizimi i filmave?”, pyeste regjisori i famshëm suedez Ingmar Bergman (1918-2007), në një intervistë të vitit 1964. “Tetë orë pune të vështira çdo ditë, për të prodhuar 3 minuta film. Dhe gjatë këtyre 8 orëve, janë ndodhta vetëm 10 apo 12 minuta, nëse ju jeni me fat, krijimtari e vërtetë artistike. Dhe ndoshta ai moment nuk vjen. Pastaj duhet të sfilisni veten edhe për 8 orë të tjera e të luteni, që të merrni më të mirën tuaj e 10 minutave këtë herë”.

Por, realizimi i filmave për Bergmanin ishte ndërkaq edhe shkrimi i skenarit, proces që ai përherë e krynte në shtëpinë e tij në ishullin e largët Faro, Suedi. Atje ai ndoqi në thelb të njëjtin rregjim pune për dekada të tëra:ngrihej në orën 8:00 dhe nga ora 9:00 deri në mesditë shkruante, pastaj hante një vakt të kursyer. “Ai hante vazhdimisht të njëjtat ushqime në drekë. Nuk ndryshonte asgjë. Konsumonte qumësht soje shumë të trashë, një përzierje luleshtrydhesh , shumë të ëmbla, si dhe një lloj të çuditshëm ushqimi për fëmijë, që e shoqëronte me drithra misri. Pas dreke, Bergmani punonte sërish nga ora 1:00 deri në 3:00, pastaj flinte për një orë. Në pasditen e vonë ai dilte për një shëtitje, ose shkonte me tragetin e linjës në ishullin fqinj, për të marrë gazetat dhe postën. Në mbrëmje ai lexonte, takonte miq, shfaqte për ta një film nga koleksioni i tij i madh, apo shikonte televizor”, kujton aktorja Bibi Andersson.

Kur ishte i moshuar filloi të kishte probleme me gjumin, duke mos ia dalë kurrë të flinte më shumë se 4 apo 5 orë në natë, çka ndikoi që filmat e tij të fundit të ishin tepër të rëndë në aspektin emocional dhe psikologjik.

Bergman thotë në autobiografinë e tij: “Kam punuar gjatë gjithë kohës, dhe kjo është si një përmbytje ndaj peizazhit të shpirtit. Eshtë diçka e mirë për shkak se merr përpara shumë gjëra. Është si një lloj spastrimi. Nëse ‘sdo kisha punuar gjatë gjithë kohës, me siguri që do të isha çmendur”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej