Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Po shihnin ndeshjen me flamurin shqiptar, greku qëllon me pistoletë shqiptarët

Nga Klodiana 0

Një 23-vjeçar shqiptar dhe shoku i tij i ngushtë kanë përjetuar momente tmerri në një lokal, teksa ishin duke parë një ndeshje, ku me vete kishin edhe flamurin shqiptar.

Një grek nuk e ka duruar dot të shohë flamurin shqiptar dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

Bashkë me shokun e ngushtë po shikonin ndeshjen dhe kishim me vete flamurin tonë kombëtar. Aty një nga 20 vetat që ishim në kafe gjuan në drejtim të flamurit tonë dhe plagoset shoku im i ngushtë. Kërkoj nga ministri ynë i Jashtëm të drejta të barabarta. Kemi 9 vjet që jetojmë aty dhe jemi të vetmit që e kemi mbajtur flamurin kombëtar me vete, por atij iu errën sytë dhe qëlloi“, shkruan Emiljano Lazeri.

I riu është lënduar dhe është transportuar në spital, ndërsa vetë Emiljano Lazeri është gjobitur me një shumë prej 5800 eurosh për provokim nga shteti helen.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej