Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Po policinë kush e gjobit?

Nga 27.al 0

Nga Klodiana Qamo dhe Rexhina Biba

Nuk ka shumë që po zbatohet me vullnet të plotë rregulli i vendosjes së rripit të sigurimit. Kjo është një nga masat më të shëndetshme që ka marrë Policia e Shtetit për uljen e vdekjeve dhe lëndimeve gjatë aksidenteve rrugore.7

Të pabindurit kanë qysh në fillim të muajit shtator që përballen me gjoba të kripura. Tashmë nuk është e detyrueshme të vendosen rripat e sigurimit vetëm për shoferët, por edhe për pasagjerët e tyre.6

U bënë shumë vite që në vendet e Bashkimit Europian dhe jo vetëm, kjo masë është e detyrueshme, pasi nuk vuan vetëm gjobën, por në rast përsëritje heqjen e patentës deri në ndalim të kundravajtësit.

Në përgjithësi në qytetin e Tiranës ky është një ligj që po respektohet në masë dhe efektet janë të dukshme, por ka edhe të pabindur.4

Ata që dallohen për mos zbatimin e këtij ligji janë vetë anëtarët e policisë së shtetit, policisë bashkiake dhe policive private.

Është e vërtetë që sipas Kodit Rrugor përjashtohen nga vendosja e rripit të sigurimit forcat e policisë, kur janë duke kryer një shërbim emergjence.

8

Por, fotot e realizuara nga 27.al tregojnë forcat e policisë së shtetit dhe ato të policisë bashkiake që nuk e vendosin rripin, teksa janë duke bërë patrullime të zakonshme.

3

Nga vëzhgimi ynë asnjë nga policët në fjalë nuk ka qenë mbi 190 centimetra ose nën 150 ventimetra që të përmbushte një tjetër kriter të ligjit që lejon mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Ndaj natyrshëm lind pyetja: Po policinë kush e gjobit?

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej