Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Plas sherri gjatë protestës së Unazës/ Disa persona përleshen me njëri-tjetrin (film)

Nga Ejona 0

Banorët e Astirit vijojnë protestat për mos shembjen e shtëpive të tyre duke bllokuar rrugën.

Protesta e sontme është shoqëruar me incidente të rënda pasi disa persona janë përleshur midis tyre.

Mendohet se përplasjet kanë ndodhur midis banorëve të Astirit dhe një shoferi të revoltuar nga bllokimi i rrugës. Ndërkohë në vendngjarje nuk ka prezencë të forcave policore.

Ndërkohë gjatë protestës anëtari i Kryesisë së PD-së, Klevis Balliu ftoi shqiptarët të vijojnë me protesta deri në largimin e Rilindjes.

“Kjo shpjegon pse sot në burg është Doriani dhe jo Afrim Qendro, Taulant Balla dhe Edmond Bego. Sot pse nuk është në burg Erion Veliaj por Agim Peposhi? I bëj thirrje shqiptarëve ti kapin këta plehra dhe ti hedhin në koshin e plehrave. Ne do të vazhdojmë me qëndresën tonë. Parlament palaçosh që luajnë opozitash, krijojnë dhe grupe parlamentare. Sot grupi parlamentar i vetëm është grupi i shqiptarëve. Të vazhdojmë protestën deri në largimin e Rilindjes”, u shpreh Balliu.

LIVE – Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre!

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 19 avril 2019

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej