Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Plani vendore i 11 bashkive, Gjermeni: S’ka më zapto tokë e ndërto ç’të duash

Nga Klodiana 0

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni tha se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar planet e përgjithshme vendore të 11 bashkive të financuara nga qeveria, për ato të Krujës, Kukësit, Gjirokastrës, Urës-Vajgurore, Skraparit, Poliçanit, Cërrikut, Librazhdit, Kurbinit, Divjakës, Korçës.

Gjatë një deklarate për shtyp Gjermeni u bëri apel bashkive të tregohen të kujdesshme dhe të respektojnë me përgjegjshmëri zbatimin e planeve, të cilat i kanë hartuar vetë.

“Zhvillimi i territorit nuk udhëhiqet më nga mendësia e “zapto një sipërfaqe tokë e ndërto çfarë të duash e si të duash”, por nga instrumenta planifikimi që shërbejnë si udhërrëfyes të zhvillimit urban, investimeve dhe ndërtimit. Janë 16 bashki (nga të cilat 5 bashki Lushnjë, Berat, Kuçovë, Elbasan dhe Fier të mbështetura nga Programi i USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore) që kanë tashmë plane vendore. Në 15 bashki të tjera ky proces është drejt finalizimit dhe dorëzimit të planeve për miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit,” tha Gjermeni.

 

“Sfida që kemi përpara tani fill pas miratimit, do të jetë monitorimi dhe nxitja për zbatimin e këtyre instrumenteve, për të garantuar që zhvillimi urban, ekonomik dhe social, të jetë sa më i qëndrueshëm,” tha ajo.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej