Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Plagosja me thikë e 50-vjeçarit në Shkodër, policia jep detajet e ngjarjes

Nga Klodiana 0

Një burrë i moshës 50-vjeç është plagosur me thikë sot në qytetin e Shkodrës dhe është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore.

Për këtë ngjarje të ndodhur ne mesditë policia ka dhënë një informacion paraprak, duke theksuar se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një lokal për motive të dobëta.

“Me datë 12.08.2018, ora 13.55 jemi njoftuar se është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Sh. A. 50 vjec, i cili është goditur me mjete prerëse (thikë), jashtë rreziku për jetën.

Nga informacionet e paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani” për motive të dobeta. Identifikohet autori dyshuar dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Y. Sh. 40 vjec banues në Shkodër. Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimine e policisë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej