Ka than' i moçmi: 

 "Unë dua të rroj gjersa ta shoh të bukurë të dashurën Shqipërinë tonë, të lirë e të madhe dhe pastaj me gëzim le të vijë vdekja"

                                                                                        -Jeronim De Rada

Plagët e një kryeministri, që lëshuan shpresën në fluturim

Nga Media 3

Nga Albi Koçi

Të lexojmë historinë e të kërkojmë cili Kryeministër ka derdhur gjakun e tij për të drejtat kombëtare të Shqipëtarëve, vështirë të gjejmë një të vetëm. Të gjithë në fillim ose në mbarim të karrierës së tyre politike një shekullore kanë lëshuar vetëm deklarata, vetëm pallavra patriotike, vetëm premtime dhe vendikime në kufijtë e qesharakes. Të gjithë kryeministrat duke i marrë që prej 1912-ës kanë thënë e bërë vetëm kodra e male me fjalë, e me fjalime por askush nuk pati guximin të pëballej me të keqen përballë, të luftonte me të, ndoshta dhe deri në rezikim e jetës të tij personale.

Albi Koçi

Viti 1912 deri në shpalljen e Mbretërisë, kryeministrat tanë i gjente në arrati të përhershme. Më pas Mbreti i vetëshpallur i shqiptarëve Zogu I, la vendin e iku në arrati, e kështu deri në fillimet e demokracisë ku kryeministrat kanë ikur me bishtin ndënr shalë kur kriste problemi, ose dhe kanë qëdruar por kanë reaguar dhe mbrojtur veten me duart e të tjerëve.

Pas një shekulli përmbi renë e frikës të udhëheqësve shqiptar, fluturoi një shqiponjë me rrënjë të lashta shqiptare në Shkup, ky është shqiptari që nuk harroj të kaluarën e tij dhe e shpalli atë me respekt para gjithë botës, ky është Kryeministri i Republikës të Maqedonisë, Zoran Zaev .

Në mes të kuvendit të vendit të tij duke e ditur shumë mire se mbeturinat e një ish-pushteti fashist mund ta ekzekutonin qëndroi stoik dhe nuk u tërhoq nga misioni i tij fisnik që Maqedoninë ta bëj vend europian. Nuk po i kuptoj një pjesë të shqiptarëve që nuk po i ndiejnë rrezet e ngrohta të një dielli të ri që po lind në Maqedoni. Nuk po i kuptoj pse ja ngjitin rrezet e para të këtij dielli të ri si pullë poste disa politikanëve karrierist shqiptar atje, që kanë 28 vjet që lozin me topin e tradhëtisë dhe mosguximit, që ndërrojnë njëri-tjetrin dhe bëhen bashkë kur ja do interesi i pushtetit. Pikërisht janë ata politikanë që thirrën djemtë më të mirë për luftë dhe i lanë në baltë ata dhe idealët pse i thirrën. Nuk e di ku  e gjejnë forcën këta patriotë që kultin e individit e kanë si bukën e gojës dhe nuk verbohen nga e kaluara që kthehet furishën në anën e tyre .

Po vjen rrezja e shpresës nga atje ku nuk e prisnim, pse duhet të jemi skeptik! Po vjen rrezja e shpresës nga e kaluara e një Kryeministri të zgjedhur edhe me vota të shqiptarëve që i besuan dhe pse ishin pak. Zoran Zajev është rrezja e parë e shpresës që shqiptarët e asimiluar me fe e atdhe në Ballkan të rikthehen në rrënjët e tyre si kryeministra që duan të tashmen e tyre dhe adhurojnë dhe tregojnë rrënjët e tyre shqiptare pa ju dridh qerpiku. Fotot e tyre le të digjen nga fashistët e të kaluarës dhe mbeturinat e tyre le të notojnë në ujin e ndotur të së kaluarës, le të notojnë në detin e Albanofobisë që po shteron.

Tashmë Republika e Maqedonisë është e jetushme për shqiptarët dhe për maqedonasit dhe për këdo tjetër me te drejta të barabarta, dhe kjo po harrihet me plagët në ballin e Kryeministrit të të gjithëve dhe me zemrën e pastër të një shqipëtari me rrënjë të lashta  dhe maqedonasi njëkohësisht, që po jep shembull europian në shtetin që po drejton .

Pas ligjeve dhe pëfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve tashmë radhën e kanë rihetimi i çështjeve dhe montimeve të pushtetit të kaluar, që drejtësia të udhëheqë të ardhmen e një shteti ku në të jetojnë një milionë shqiptarë. Albanofobia nuk është më çelësi i fitoreve përkundrazi, tashmë Zaev do marrë një lumë të tërë votash dhe respekti në zgjedhjet e ardhshme nga shqiptarët atje, të cilët po e kuptojnë se ulërimat e politikës të vjetër nuk mund t’i gënjej më se gjoja shqiptarët atje po humbin mandate, ata  tashmë nuk humbin mandate por fitojnë një shqiptar të mire me rrënjë të lashta dhe një kryeministër për të gjithë. Shqiptarë e maqedonas së bashku do të luftojnë e votojnë kundër rikthimit të fashizmit, kundër luftës që nuk ka sjellë të mire për askënd veç tradhëti .

Maqedonasit nuk duhen të tremben se shqiptarët do marrin më shumë seç i takon as shqiptarët nuk duhet të gënjehen se do bëjnë Shqipërinë e Madhe sepse kjo e fundit ne të parëve nuk na intereson por do fitojmë në shtet në Ballkan demokratik ku shqiptarin nuk e shikon si indian po si veten e vet .

Kryeministri i parë që mori plagë për të drejtat e shqiptarëve dhe kjo do ngelet në histori e shekullit të ri.

Loading...

Komente (3)

  1. Albi të lumtë ,,,

  2. Nji shkrim që tregon që autori është vërtet nga Gjirokastra. .Gjirokastra o proçesori i kombit …

  3. Nje shkrim shume i bukur me nje mesazh te madhe

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej