Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pjesëtari i bandës së “Avdylajve” del para gjykatës: Rroftë Dako e PS, aty i qaj hallet!

Nga Media 0

Një nga pjesëtarët e bandës së “Avdylajve” të Shijakut, Astrit Avdylaj, i arrestuar gjatë operacionit “Vol-Vo 4”, ka dalë sot para Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, për të kërkuar lirinë, teksa ndodhet në arrest me burg.

Gjatë fjalës së mbajtur në seancë, ai ka kërkuar lirinë, kur ka bërë një thirrje të fortë “Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste, se aty i qaj hallet”.

Po ashtu ai ka thënë se nuk ka njohje me grupin e “Ndokajve” në Lezhë, duke deklaruar se i ka njohur në burg.

Astrit Avdyli, është kreu i bandës së “Shijakut” i cili u arrestua bashkë me vëllanë Shkëlqim Avdyli dhe kushëririn e tij, Jasim Avdyli, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Familja Avdyli është mjaft e njohur në zonën e Shijakut, për shkak se zotëron një sërë biznesesh.

Edhe pse me episode të veçuara, ajo që i bashkon të gjithë të arrestuarit e mega-operacionit “Vol-vo 4” është grupi i Shijakut që mban mbiemrin e fisit Avdylaj.

Hetimi për grupin Avdylaj nisën në fillim të shkurtit 2017, atëherë kur në total u kapën dy tonë drogë dhe kur u arrestuan dy persona. Nga përgjimet rezulton se ata anulojnë itinerarin e mjetit lundrues nga Lezha duke e ngarkuar në një karroatrec dhe duke e transportuar në Fier nga dhe u nis ngarkesa.

Përgjimet telefonike tregojnë se dy anëtarë të grupit, Asmer Bilali dhe Luan Boca porosisin 30 pëllumba, që në fakt, ishte ngarkesa e lëndës narkotike, e gjitha kjo ndodh për një sasi të konsiderueshme eurosh.

Por personi ndërlidhës që zbuloi se baza e grupit është Shijaku, është shtetasi Abedin Petro Kuçi , i cili në komunikimet me Hajri Seferin shfaqen duke gjetur dhe porositur ngarkesa droge.

Abedin Petro Kuçi është i afërm i Klement Balilit. Se si kryhej porosia, Prokuroria referon njërin nga mesazhet e dërguara në telefonin e Alehandros, që është djali i Abedin Kuçit.

Gjatë përgjimeve intensive, Policia e Shtetit vendos të përgjojë grupin me një pajisje speciale që quhet “Peak auto”, që ju është vendosur anëtarëve në automjet ku ata flasin për pazare droge.

Lexim, por më pas, njëri nga oficerët e policisë e ka informuar grupin për këtë pajisje çka ka sjellë edhe deaktivizimin e saj.

Përgjimet zbulojnë implikimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka dhe familjarëve të tij.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej