Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Pishinat/ Mjekët: Janë shtuar infeksionet në sy, lëkurë e veshë

Nga Klodiana 0

Mjekët japin alarmin se frekuentimi i pishinave, por edhe  larja në det ka sjellë një numër të shtuar të fëmijëve me infeksione në sy, veshë dhe lëkurë.

Mjekët këshillojnë që  prindërit të bëjnë kujdes për fëmijët duke i mbrojtur sytë me syze uji për ata më të rriturit, kapelet në mënyrë që të mos kenë kontakt të drejtpërdrejt me ujin dhe t’i mbrojnë nga dielli pasi  infeksionet në sy sjellin shqetësime për fëmijët duke i bërë të grindur.

“Por nëse këto infeksione lihen pa trajtuar mund të shkaktojnë edhe dëmtime serioze në shikimin e fëmijës. Nëse anashkalohet këto mund të japin probleme të rënda me kornenë e syrit”, thekson mjekja Eneda Rustemi.

Nëse fëmija do të ketë sy të irrituar mjekët këshillojnë që prindërit të bëjnë vetëm shpëlarje me ujë pa përdorur medikamente që mund t’ua sugjerojë farmacisti  dhe menjëherë të drejtohen tek mjeku.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej