Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Piramida, si do të shndërrohet muzeu i diktatorit Hoxha në një shkollë të madhe të artit dhe IT

Nga Media 0

Piramida nga një muze për diktatorin projektuar 30 vite më parë, synon të kthehet në qendrën të madhe të IT dhe artit për të rinjtë. Bashkia e Tiranës ka në projekt ndërhyrjen në tërësinë e saj, pa ndryshuar origjinalitetin e fasadës. Për menaxhimin do të krijohet një strukturë e re përbërë nga 12 artistë të huaj dhe shqiptarë.

E ndërtuar para 30 viteve funksionet e Piramidës kanë ndryshuar sipas regjimeve; muze për diktatorin, hapësirë për panaire, sallë konferencash dhe qendër kulturore. Një vepër e tillë arkitekturore është ndërtuar në një kohë rekord për dy vjet, punimet nisën në 86 dhe përfunduan në 88, dhe u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e vajzës dhe dhëndrit të Enver Hoxhës.

Duhet të inaugurohej në ditëlindjen e 80 të diktatorit, 3 vjet pas vdekjes, ndaj arkitektura lidhej me varret, glorifikimi i figurës së Hoxhës. Ishte në harmoni me formën e Dajtit dhe pavarësisht strukturës së saj të ngushtë në lartësi, Piramida vjen në hapje në katin e mëposhtme në një sipërfaqe deri në 14 mijë m2. Pavarësisht prozhektorëve apo llambave të përdorura dikur, Piramida ka ndriçim natyral.

Është kthyer në godina simbolike të kryeqytetit, ndaj dhe tentativa për të ndryshuar formën e saj kanë ngjallur polemika.

Është projekt që kryebashkiaku Veliaj do ta zyrtarizojë deri në fund të mandatit të tij, brenda vitit 2019 . Si pjesë e memories kolektive, Piramida do të restaurohet pa cënuar origjinalitetin saj të formës, fasadës dhe arkitekturës. Ndryshimi rrënjësor, siç thotë dhe drejtori i urbanistikës së Bashkisë së Tiranës Joni Baboci, do të ndodh brenda saj.

Joni Baboci: Parashikohet një rikonstruksion i gjithë godinës, ne nuk do ta shembim godinën, do jetë kjo që mbetet, por ne do të tentojmë që shpesh herë në qarqet arkitekturës në Europë quhet “ripërdorim i adoptueshëm”. Mendoj që do jetë qershia mbi tortë në  vitet e para të punës së saj.

Nuk ka ende detaje të buxheti që do të përdoret, por bashkia thotë se ka mbështetjen e Fondit Amerikan të Zhvillimit dhe qendra TUMO, konsideruar si një shkollë novatore për software disign kinema, film, fotografi, montazh dhe shumë prej proceseve të tjera.

Joni Baboci: Me një fokus të vecantë tek tekonologjia e informacionit, ku fëmijët e moshës 10-18 vjeç të kenë mundësi të mësojnë teknologjinë.

Menaxhimi do të jetë i pavarur nga bashkia e Tiranës. Do të ketë një strukturë menaxhuese përbërë nga 12 artistë.

Joni Baboci:  Po tentojmë të ngremë një strukturë menaxhuese të pavarur nga bashkia, të drejtuar nga artistë, nga entet interesante në qytet.

Nga një rrëshqitëse që here herë ka sjell edhe aksidente, Priamida synon të shndërrohet në shkollën më të madhe të artit dhe teknologjisë për fëmijët dhe të rinjtë, në vend koncertesh për artistet dhe ambient të posaçme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme publike./ Ora News

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej