Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Piazzë lartët, që s’merren me Babalen…

Nga Media 0

Nga Ylli Manjani

Propaganda, propagandistët dhe viktimat e propagandës qeveritare përpiqen të ngulin në opinion teorinë se ata që merren me Babalen janë piazzë e ulët.

Medemek qeveria që mbron trafikantët dhe drejton trafikun e drogës është piazzë e lartë. Babalja dhe kush merret me të, për të denoncuar krimin e kriminelët e qeverisë nuk bëjnë…

Puna është se ka shumë viktima kjo lloj propagande. Them viktima sepse pak kush e vë mendjen në punë.

Babalja është një njeri i zakonshëm që ka jetuar me këto gjera. Pra me trafik e shitje malli. E ka bërë këtë gjë për njëfarë kohe edhe me Agronin dhe ndoshta edhe me Agronë të tjerë.

U fut në vallen e denoncimit jo për parime të larta, por thjesht se kishte mbetur pa punë. E kishin nxjerrë nga loja.

Kështu që çfarë prisni të jetë Babalja?! Profesor Doktor i Akademisë së Shkencave?!

Ai ishte bashkëpunëtor me Agronin dhe bashkë shisnin drogë.

Ndaj ne të tjerët nuk kishim si ta merrnim vesh ç’bënte Agroni, i dënuar nga Italia, nëse nuk fliste bashkëpunëtori i tij.

Këtë gjë bëjnë prokuroritë anti mafia gjithandej. Por meqë këtu prokuroria quan Mafie ata që denoncojnë, ai e beri publikisht.

Ndaj ata që e mbajnë veten për piazzë të lartë, i sugjeroj të ulen me këmbë në piazzën ku rrimë të gjithë. Në piazzën që jetojmë si shqiptarë e na shesin si trafikantë…

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej