Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pezullimi i sekretares/ Ministri i Drejtësisë: Nuk do të lejohet të futet në institucion

Nga Rexhina Biba 0

Pas akuzave të sekretares së Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, e cila nuk u lejua të futej në këtë institucion pas pezullimit nga detyra, ka reaguar Ministri teknik i Drejtësisë, Gazment Bardhi.

Bardhi e ka cilësuar ligjërisht të pezulluar nga detyra Sekretaren e Përgjithshme, dhe për këtë arsye Juliana Hoxha do vijojë të mos lejohet të futet në këtë institucion.

Reagimi i plotë i Ministrit të Drejtësisë, Gazmend Bardhi:

Ministria e Drejtësisë rikonfirmon që Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë vijon të jetë ligjërisht i pezulluar nga detyra dhe nuk mund të lejohet të futet në institucion.

Urdhri nr. 3817, datë 08.06.2017, i Ministrit të Drejtësisë, me anë të së cilit është urdhëruar pezullimi nga detyra i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë,është në fuqi. Asnjë institucion tjetër shtetërorë, përfshirë Departamentin eAdministratës Publike apo Komisionerin e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, nuk ka cënuar vlefshmërinë e aktit të pezullimit të miratuar nga Ministri i Drejtësisë, për shkak se autoritetin kushtetues për ta bërë këtë e ka vetëm sistemi gjyqësor në vend. Çdo pretendim tjetër në këtë drejtim është manipulim i opinionit publik, dhe tregues i qartë i mungesës së njohurive minimale juridike.

Ministria e Drejtësisë gjen edhe njëherë rastin të ftojë çdo palë të interesuar dhe që nukështë dakord me aktin e Ministrit të Drejtësisë, që t’i drejtohet Gjykatës, si organikompetent, që shqyrton ligjshmërinë e vendimmarrjeve të Ministrit të Drejtësisë. Akti i sotëm i Sekretarit të Përgjithshëm të pezulluar nga detyra, për të hyrë në mënyrëtë paligjshme dhe me forcë në institucion, është vijim i akteve të paligjshme tëndërmarra gjatë kësaj kohe, si dhe vazhdim i përpjekjeve për të penguar institucionin e Ministrisë së Drejtësisë që të zbatojë ligjin dhe të marrë masat për të mos lejuarpërdorimin e institucioneve shtetërore për qëllime politike, apo për të shfokusuar punën e titullarëve të institucionit në drejtim të parandalimit të përfshirjes së nëpunësve publiknë veprimtari politike në kundërshtim me ligjin.

Ky akt i fortë dëshpërimi dhe paligjshmërie, provon edhe njëherë dështimin e depolitizimit të administratës publike, sidhe fatkeqësisht është tregues i qartë i respektit të ulët që zyrtarë të lartë të shërbimitcivil kanë ndaj ligjit.Ministria e Drejtësisë fton organin e Prokurorisë të procedojë me seriozitet, shpejtësidhe efikasitet, kallëzimin penal që kanë depozituar sot Shërbimet e Ruajtjes sëMinistrisë së Drejtësisë ndaj znj. Juliana Hoxha, për shkak se hyrja e paautorizuar nënjë institucion të rëndësisë së veçantë, përbën vepër penale dhe është e dënueshmenga Kodi Penal.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej