Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pezullimi i rektorit të UT-së/ Vokshi: Anti-kushtetues, Rama kërkon të uzurpojë çdo pushtet

Nga Ejona 0

Ish-deputetja Albana Vokshi ka reaguar pas pezullimit të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nga Ministria e Arsimit.

Vokshi është shprehur se Rama po bën me ministren aktuale të arsimit atë që nuk bënte dot me Shullazin, para 3 vitesh.

Ish-deputetja deklaroi se pezullimi dhe kërkesa për shkarkimin e rektorit janë anti-kushtetuese.

Vokshi nuk i ka kursyer ofendimet ndaj kryeministrit duke e quajtur atë hipokrit, pasi ai kërkon të uzurpojë çdo pushtet, si çdo i ngjashëm i tij autoritarist, i korruptuar dhe arrogant.

Reagimi i plotë i Albana Vokshit:

PEZULLIMI I REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS CËNON RËNDË AUTONOMINË UNIVERSITARE

Atë që Rama nuk arriti të bënte para 3 vjetësh me Shullazin, ka vendosur ta bëjë tani nëpërmjet Ministres së Arsimit Besa Shahini.

Pezullimi dhe kërkesa për shkarkim e Rektorit të Universitetit të Tiranës është antikushtetuese! Ajo bie ndesh me nenin 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 3 të ligjit për Arsimin e Lartë, që garantojnë #Autonominë#Universitare.

Edi Rama nuk shqetësohet aspak për ligjet që shkel vetë çdo ditë ai dhe ministrat e tij për të vjedhur qytetarët dhe për të dhunuar të drejtat e tyre.

Edi Rama është hipokrit. Shqetësimi i tij i vërtetë nuk është shkelja e ligjit, sepse ai e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë funksionale. Edi Rama kërkon të uzurpojë çdo pushtet, si çdo i ngjashëm i tij autoritarist, i korruptuar dhe arrogant.

Edi Ramës nuk i intereson aspak mirëfunksionimi i universitetit më të madh në vend, sepse nuk e ka pasur asnjë moment arsimin prioritet.

Qëllimi i vetëm është largimi me të gjitha mjetet dhe format i çdokujt që atij i bëhet pengesë dhe më tej, interesi i tij është të marrë kontrollin edhe të Universitetit më të madh në vend, duke vënë në krye militantë politikë.

Urdhri i Ministres Shahini për pezullim të rektorit Mynyr Koni minon #autonominë #universitare dhe dëmton rëndë këtë institucion kaq të rëndësishëm për jetën akademike në vend.

Autonomia universitare duhet mbrojtur me çdo kusht për të mos e lënë edhe Arsimin e Lartë, edhe jetën akademike në duart e një Kryeministri që kontrollon gjithçka tjetër: Gjykatat, prokurorinë, mediat dhe të ashtuquajturën shoqeri civile.

Thirrja ime është për studentët dhe pedagogët që të bëj ë rezistencë kundër të keqes me emrin Edi Rama, qe e ka burimin tek blerja e votës dhe mosdhënia e llogarisë.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej