Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Peza në Prokurori: Pasuria ime nuk është e jashtëligjshme

Nga Klodiana 0

I thirrur sot në Prokurorinë e Përgjithshme në lidhje me hetimit ndaj tij për fshehje të pasurisë, deputeti i PS-së Alfred Peza konfirmoi edhe një herë se pasuria e familjes së tij nuk është e jashtëligjshme.

Është një procedurë normale që zbatohet në të gjitha çështjet e tilla. Sa i përket hetimit nuk dua të bëj asnjë koment pasi duhet t’i lëmë të gjithë njerëzit që po punojnë të bëjnë detyrën e tyre. Ndërsa sa më përket mua, do të doja të përfitoja nga rasti për të rikonfirmuar se s’ka asgjë të jashtëligjshme në pasurinë time dhe atë të familjarëve të mi”, ka deklaruar Peza.

Edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, (ILDKPKI) njoftoi pak ditë më parë se ka nisur hetimin e plotë për pasurinë e deputetit socialist, Alfred Peza. Hetimi nisi pas raportimeve në media se bashkëshortja e deputetit ka blerë aksione me vlerë mbi 1 miliardë lekë në një bankë private.

Peza i ka rrëzuar çdo akuzë, duke u shprehur se pasuria e tij dhe e bashkëshortes është vënë përgjatë më shumë se dy dekadave punë në mediat ku ka punuar, përfshirë dhe periudhën kur u bë deputet.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej