Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Peticioni i korçarëve për UEFA: Mos na dënoni Heroin Kombëtar

Nga Media 0

Korçarët kanë nisur firmosjen e një peticioni drejtuar UEFA-s ku i kërkojnë që të mos e dënojë ekipin e Skënderbeut për trukime.

Ata shprehen se “futbolli për Korçën është me shumë se një lojë, është besim” ndaj një dënim i tillë do të ndëshkonte një qytet të tërë që jeton me skuadrën e “varfër” që njeh vetëm 3 momente historike.

“Në përvjetorin mbarëkombëtar të Vitit të Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar, një dënim i ekipit të qytetit të Korçës do të ishte një goditje e rëndë edhe për figurën e Heroit Kombëtar Shqiptar”, thonë korçarët.

Peticioni
Qyteti i Korçës jeton me futbollin. Jemi Skënderbeu!

Skënderbeu nuk është thjesht një emblemë, është një histori e tërë lavdie dhe krenarie e këtij qyteti dhe jo vetëm…

Në 8 vitet e fundit Skënderbeu ka qenë gëzimi i një qyteti. Futbolli për Korçën është me shumë se një lojë, është besim. Në Korçë të gjithë kanë besuar dhe besojnë tek loja e ndershme e kësaj skuadre, e cila ka fituar 6 (gjashtë) Kampionate Kombëtare dhe ka marrë pjesë 2 (dy) herë në Europa League.

Korça sot reagon, ju bën thirrje: Të jesh një qytetar i mirë, sot është të duash drejtësinë. Kemi nevojë për një suport dhe jo për një dënim, pasi ky do te ishte një dënim i të gjithë futbollit shqiptar!

Përmes këtij peticioni duam t’i kërkojmë UEFA-s që të mos dënojë ekipin e Skenderbeut, pasi në këtë mënyrë do të dënojë një qytet të tërë, një histori krenarie të futbollit shqiptar në vitet e fundit.

Historia e Shqipërisë në futboll është shumë e varfër aq sa kujtohen vetëm 3 momente kryesore:

• Fitorja historike e Flamurtarit me Barcelonën

• Kualifikimi historik i Kombëtares Shqiptare të futbollit në kompeticionin madhor Euro 2016

• Përfaqësimi i 2-fishtë i Skënderbeut në Europa League

Prandaj, me respekt ju kërkojmë të mos na e hiqni këtë histori suksesi. Skënderbeu u krijua në vitin 1909 por vetëm në vitin 2015 mundi që të afrohet në familjen europiane, duke bërë që ne si qytetarë të mund ta prekim këtë endërr.

Ky ekip ka mundur t’a përfaqësojë me dinjitet emrin që mban. Në përvjetorin mbarëkombëtar të Vitit të Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar, një dënim i ekipit të qytetit të Korçës do të ishte një goditje e rëndë edhe për figurën e Heroit Kombëtar Shqiptar.

Në kohën kur UEFA kërkon të zgjerojë futbollin në çdo shtet, dënimi i Skënderbeut do të sillte një goditje të rëndë për futbollin në Shqipëri, duke e detyruar që gjithçka të rinisë nga e para.

Futbolli Shqiptar falë mbështetjes së UEFA-s ka hedhur hapa përpara, Skënderbeu në gjithë këtë histori nuk është lakuar por është skuadra që ka zbatuar pikë për pikë çdo rregull përfshirë edhe ato të organizmit më të lartë europian siç është UEFA. Skënderbeu për Korçën është gjithcka, ndaj dhe ne sot kërkojmë suport dhe jo dënim!

Skënderbeu nuk ju përket vetëm korçarëve por është skuadra e gjithë shqiptarëve. Ne asnjë rast në gjithë historinë e skuadrës nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me lojën e pandershme. Të gjithe i njohin korçarët për njerëz korrektë me ligjin, që respektojnë rregullat e lojës. Ndaj edhe për këtë sigurojmë se asnjë kërcënim nuk mund të vijë nga qytetaria e Korçës.

Na ndihmoni të ecim përpara në këtë rrugë europiane! Mos na dënoni!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej