Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pesimizmi, shqiptarët heqin dorë nga blerjet e mëdha

Nga Media 0

Konsumatorët shqiptare janë përfshirë në një qark pesimizmipasi prej vitesh kanë shmangur blerjet e mëdha.

Madje ecuria reale e blerjeve të mëdha, ku përllogariten kryesisht banesa dhe pasuri të paluajtshme kryeisht, ka rezultuar edhe më e perkeqësuar se parashikimet e konsumatorëve, sipas një ankete të Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare të individëve në tremujorin e katërt të vitit 2018.

Pjesa dërrmuese e konsumatorëve pohuan se në tremujorin e katërt të 2018 nuk kishin blerë mallra me vlerë të madheBalanca e përgjigjeve ishte negative në më shumë se 61 përqind.

Në anketën që ishte bërë në tremujorin e tretë të vitit 2018, se si konsumatorët i prisnin blerjet e mëdha në tre mujorin e katërt, balanca e përgjigjeve negative ishte mbi 44 për qind, por në realitet zhvillimet reale të blerjeve në tremujorin e katërt ishine dhe më të përkeqësuara pasi  balanca e përgjigjeve negative ishte më shumë se 61 për qind.

Sistematikisht që në tremujorin e katërt 2016, konsumatorëkanë qenë më optimist për blerjet e mëdha, teksa zhvillimet reale kanë qenë me të përkeqësuara se pritshmeritë.

Ekspertët e ekonomisë e lidhin braktisjen e blerjeve të mëdhame efektin emigracion. Një sondazh i fundit Gallup ka gjetur se 60 për qind e shqiptarëve kanë në plan të emigrojnë.

Duke mos e planifikuar të ardhmen e tyre në vendin tonë ata ngurojnë të blejnë mallrat ë qëndrueshëm të tilla si shtëpi dhe toka, apo mjete të tjera që kushtojnë.

Kjo sjellje e konsumatorëve është e dëmshme për ekonominë, pasi nga ana tjetër oferta në sektorin e ndërtimit po vjen gjithnjëe në rritje prej numrit të madh të lejeve të dhëna për banesakryesisht në Tiranë.

http://www.monitor.al/pesimizmi-shqiptaret-heqin-dore-nga-blerjet-e-medha/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej