Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Peshëngritësi shqiptar fiton medaljen e artë në Evropian

Nga Ejona 0

Sportisti shqiptar Briken Çalja ka marrë medalje të artë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes.

29 vjeçari ka marrë medaljen e artë në peshën 71 kilogramë duke përfaqësuar denjësisht ngjyrat kuqezi, ndërkohë që ka lënë pas peshëngritesit e tjerë në stilin e shkëputjes.

Çalja hyri në garë me 151 kilogramë, duke bërë një provë mjaft të bukur. Bjellorusi Likharad ngre 153 kg dhe e detyron Caljen ta ngrejë shtangën në 156 kilogramë, dhe ta çojë me sukses duke vendosur një rekord personal. Likharad kërkon ta barazojë Çaljen, por dështon dy herë në 156 kilogramë dhe Calja automatikisht shpallet kampion i Europës.

Çalja shkoi në provën e tretë duke provuar të thyente rekordin Europian me peshën 160 kilogramë por nuk e realizoi dot.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej