Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Pesënjakët e Kosovës si duken ata pas 21 vitesh

Nga Klodiana 0

Pesënjakët e vetëm kosovarë që lindën 21 vite më parë tashmë janë rritur. Edhe pse prejardhjen e kanë nga Dumnica e Vushtrisë, sot familja Bekteshi jeton në një banesë prej 60 metrash katrorë, në afërsi të Prishtinës.

Rasti bëri shumë bujë në media pas lindjes, për faktin se nuk ishte dëgjuar më parë që një grua të lindë në Kosovë 5 fëmijë njëherazi dhe të gjithë të gëzonin shëndet të mirë.

Fëmijët e Mehdi dhe Shehinaze Bekteshit, Xheneta, Kushtrimi, Arjeta, Kreshniku dhe Kastrioti për shkak të rastit të ndërlikuar kanë lindur në Beograd më 26 janar 1996.

E para ka lindur Xheneta e më pas të tjerët. Ata nuk ngjajnë as në fizionomi e as në karaktere. Kohën e lirë e kalojnë së bashku dhe janë miq shumë të mirë përveccse vëllezër e motra.

Aktualisht vazhdojnë studimet dhe punojnë në profesione të ndryshme ku kanë zhvilluar hobet dhe pasionet e tyre. Sipas familjarëve, deri në momentin e fundit askush nuk e ka ditur se bëhej fjalë për pesënjakë.

Disa kultura në botë që nga lashtësia i kanë konsideruar lindjet e shumëfishta si ogur i bardhë. Majat i kanë parë binjakët si bekim dhe janë magjepsur nga ideja e dy trupave të njëjtë, ndërsa në traditën shqiptare që nga lashtësia, sipas antropologëve, binjaket konsiderohen si fat në familje.

1480033824_9 1480033914_5 1480033966_1

/topchannel/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>