Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Përshesh me bukë misri dhe gjel deti

Nga Skenderi 0

Përsheshi është një pjatë e përgatitur me lëngun e mishit të gjelit të detit. Sipas krahinave kjo

pjatë përgatitet në mënyra të ndryshme. Në zonën e Myzeqesë përdoret përsheshi me bukë

misri, i cili në përgatitjen e tij do patjetër në të preshin. Në zonën e Mallakastër përgatitet

përsheshi me kulaç gruri, i cili bëhet me qepë.

Përbërësit për Përshesh me bukë misri dhe lëng mishi

  • Për 1 bukë misri
  • 1kg miell misri
  • 550 ml ujë i vakët
  • 50 ml vaj ulliri
  • pak kripë
  • Për përsheshin: 4-5 persona
  • 3 të bardha preshi
  • disa të brendshme te gjelit të detit (mëlçi, plendës, qafa)
  • pak vaj ulliri
  • pak nenexhik i freskët dhe pak i thatë
  • pak kripë

Përgatitja e Përsheshit

100_2079Vendosim në një tenxhere mishin dhe e mbushim me ujë. E vendosim tenxheren në zjarr dhe e lëmë të ziejë. I hedhim kripë më pas. Pasi i kemi larë mirë preshat i presim në copa të vogla dhe i hedhim në një tigan me vaj ulliri.

Kavërdisim për disa minuta preshat derisa të shohim që janë zbutur. Shtojmë në të edhe plëndësin e prerë në copa. I trazojmë bashkë dhe e lemë për disa minuta në zjarr. Më pas i hedhim në tenxheren ku po ziejmë mishin. Shtojmë nenexhikun e freskët.

Trazojmë mirë tenxheren, e mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë përreth gjysmë ore. Më pas shtojmë edhe nenexhikun e tharë. Ndërkohë bëjmë kulaçin në copa të vogla. Fikim zjarrin dhe shtojmë menjëherë kulaçin në tenxhere, e cila duhet të jetë akoma në zierje e sipër,( për 1 kg kulaç duhet përreth 3l lëng mishi).

E trazojmë ngadalë dhe e mbulojmë menjëherë me kapak. E lëmë kështu përreth 30 minuta.

Më pas e zbulojmë, e hedhim në pjatancë dhe e shërbejmë të ngrohtë të shoqëruar nga mishi

i gjelit të detit.

/artigatimit/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>