Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Përse je trembur Don Duka, çfarë ka për panik?

Nga Media 0

Nga Erion Braçe
Mirëmëngjes Don Duka! 
Çfare ke?
Ç’është ky panik kaq i madh?
Nga se je trembur?
Ti sikur je i ligjshëm, i ndershëm, i pastër, mbi të gjitha transparent?!
Çfarë ka ndodhur që je shqetesuar kaq shumë?!
Ke një përgjigje?
Pooo, e vërtetë është, prej me shumë se dy muajsh kam kërkuar informacion për një cështje që ka të bëj me të ardhurat e krijuara nga tatimi mbi të ardhurat e ligjshme për cdo të punësuar, të kontraktuar në Federatën Shqiptare të Futbollit!
Kërkesa është thelbësisht e ligjshme bazuar në Kushtetutën e vendit, rregulloren e Kuvendit, pika ime e referimit si deputet dhe kryetar i Komisionit për Ekonomine e Financat.
 
Pra nuk kam urdhëruar kënd, nuk është në tagrin tim të urdheroj, kam kërkuar të disponoj këtë informacion!
 
Mund ta kisha adresuar këtë kërkesë edhe tek ty, direkt, por nuk më intereson ti, më intereson zbatimi i ligjit njësoj për të gjithë dhe, pa as me të voglin diskutim, më interesojnë të ardhurat në buxhetin e shtetit. Eshtë detyrë e imja kjo.
 
Mendoja se deklarime të tilla, ti në krye te FSHF i bëje online, si të gjithë, madje sic në bizneset e tua të shumta.
 
Por nga përgjigja e parë marrë nga Tatimet, më rezultoi se ti nuk e bën këtë për të gjithë.
Ndaj jam detyruar të detajoj informacionin që kërkoj, duke kërkuar listën e të punësuarve-e bën edhe biznesi i vogël këtë, listën e të kontraktuarve-e ben cilido tatimpagues këtë, shumat e paguara si rroga, shpërblime, bonuse etj, përfshirë shumat në zbatim të kontratave si dhe tatimin në burim paguar për to në bazë të ligjit përkatës për të ardhurat personale.
 
Janë të ardhura të tatueshme të detajuara në ligj këto.
Çfarë ka këtu për panik?
Përse je trembur Armand?
 
Nuk më intereson hic sa para merr e ndan ti, po fare.
Më intereson a e merr apo jo buxheti i shtetit tatimin që parashikon ligji për këto të ardhura. Pra, cdo gjë është e ligjshme nga gërma e parë deri tek e fundit!
 
Paratë që t’i besojnë të tjerët, përdori si të duash kur komuniteti që t’i përdor të lejon të bësh qef dhe as që më duhet.
 
Për paratë e tatimeve të përcaktuara me ligj do përgjigjesh njësoj si ai biznesi i vogël aty rreth e rrotull selisë tënde!
 
Më pëlqen që e ke frikë ligjin Armand! Por në fillim bindju, zbatoje deri në qindarkën e fundit!
 
Dy fjalë për gazetën Panorama Sport; Kryeredaktor, mendoj që t’i duhet të mësohesh t’i referohesh fakteve, kjo e para, pastaj komentet bëji si të duash.
 
Letra që përdor, nuk ka asnjë urdhër në përmbajtje, është tërësisht e ligjshme në rastin kur ti i referohesh Kushtetutës, ligjit, rregullores.
 
Termat “urdhër”, “sulm” etj. si këto, nuk kanë lidhje me të vërtetën, faktet, dokumentet.
 
Kujtoja se të kërkosh transparencë referuar përmbushjes së interesit publik-këtë herë tatimet e paguara në buxhetin e shtetit,
është detyrim edhe në median tënde.
 
Por kur bëhet fjalë për FSHF-në, ti tjetërsohesh!
 
Madje kujtoja se kur t’i paguan rregullisht tatimet, ke interes që kete ta bëjnë kaq ligjshmërisht edhe të tjerët.
 
Por përsëri, kur bëhet fjalë për FSHF, t’i harron që për vete paguan tatim mbi rrogën, shpërblimet, bonuset!
 
Epo unë nuk e bëj dot këtë!
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej