Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Përse Fatmir Xhafaj e dha dorëheqjen? Çështja “Gjushi”, pika që derdhi gotën? Saimir Tahiri e shtyu konferencën e shtypit?

Nga 27.al 0

Fatmir Xhafaj nuk u tund nga instikami as kur i vëllai shkoi e u dorëzua në Itali, ku duhej të vuante një dënim të gjatë për trafik droge. Madje, Edi Rama e mbrojti etshëm, tek sillte në kujtesë që Bill Klintoni e kishte vëllain në burg, kur zgjidhej President. Çështja “Babale” përsëri nuk e lëvizi vendit ministrin e Brendshëm, ish-sekretar i Rinisë Komuniste të Tiranës në kohën e diktaturës.

Por, zbulimi i përgjigmeve të Vangjush Dakos, duket se kanë sjellë këtë dorëheqje të beftë. U tha se njeriu që po nxirrte në media këto përgjime ishte anëtar i kabinetit të qeverisë. Lufta mes klaneve brenda Rilindjes nuk mbahet më e fshehtë.

Të premten Saimir Tahiri njoftoi që do të hapte Kutinë e Pandorës, por diku në orët e mbrëmjes së vonë u fol që konferenca u shty për të mërkurën, me gjasë nuk do të bëhet fare.

Çfarë do të thoshte Saimir Tahiri që trembi Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën? Përse Gjushi, xhuxhi, Niçja e hëngrën kokën e ministrit të Brendshëm?

Fjalëkryqi po shkon drejt zgjidhjes. Tani flitet hapur që më shumë se sa Lulzim Basha është Edi Rama që po mendon zgjedhjet e parakohshme.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej