Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Përplaset makina e ambasadorit Delawie në Kosovë

Nga Klodiana 0

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Prishtinë, teksa një automjet tip Audi është përplasur me makinën e ambasadorit amerikan Greg Delawie, në lagjen “Arbëria”.

Policia e Kosovës, nuk raporton për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ambasadori Delawie ishte në një konferencë të mbajtur në Prishtinë, i shoqëruar nga drejtori i misionit të USAID-it, James Hope.

Ende nuk ka informacion mbi shkaqet e këtij aksidenti, por fakti që ka ndodhur ndaj një ambasadori, për më tepër atij amerikan, i cili është ndër njerëzit më të ruajtur në Kosovë, e bën atë të pazakontë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej